“Euro 2016”, FSHF: Ja axhenda e Kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën e kombëtares gjatë periudhës së parapërgatitore të Europianit “Francë 2016”.

Kështu, sipas një njoftimi për shtyp, kombëtarja do të grumbullohet më 23 maj në Austri, ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore dhe më 29 të të njëjtit muaj do të luajë atje miqësoren e parë kundër Katarit.

Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë për në Bergamo të Italisë, ku më 2 qershor, në stadiumin “Attleti Azzurri” do të luhet miqësorja e dytë kundër Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më 6 qershor, kombëtarja do të niset për në Peros Guirec të Francës, që do të jetë rezidenca zyrtare e kombëtares gjatë europianit”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?