“Euro 2016”, shitje rekord e simboleve kombëtare
Pjesëmarrja për herë të parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian Euro 2016 ka shënuar edhe një shitje rekord të uniformave dhe fanellave të kombëtares sonë të futbollit, si dhe të simboleve kombëtare në dyqanet e suvenireve në Tiranë. Vjollca Çela, pronarja e dyqanit, “Artistike Ina”, në qendër të Tiranës, thotë për ATSHnë se “gjatë muajit qershor ka pasur një shitje rekord të uniformave dhe fanellave të reja të Kombëtares së Shqipërisë, si dhe simboleve kombëtare si flamujt kuq e zi, suvenire, aksesorë të ngjyrosur kuqezi apo të stampuar me shqiponjën, kapele dhe bluza”.
“Uniformat e futbollit që variojnë nga mosha 312 vjeç për fëmijë si dhe për të rriturit janë preferuar shumë. Çmimi i uniformave varion 1200 për fëmijët dhe 2000 për të rriturit”, shprehet Çela, e cila sqaron se çmimi varion sipas cilësisë. Sipas saj, interes të madh ka patur edhe për flamurin kombëtar, që vendoset në xhamat e makinave. Por, shton ajo, kërkesat për qeleshet, kapelet me simbolin kombëtar, shallet kanë ardhur duke u rritur.
Tifozët që kanë shkuar të ndjekin ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në Francë janë ata që kanë blerë me shumë simbolet kombëtare. Një kategori tjetër që ka preferuar bluzat e kombëtares, si dhe ato me shqiponjën dykrenare kanë qenë edhe të huajt, të cilët ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit kanë patur një interes të veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

