Euro 2016, Shqipëria njeh sot kundërshtarët

 

Kuqezinjtë e Xhani De Biasit dhe gjithë shqiptarët, mbrëmjen e sotme do të jenë me sytë nga Parisi në Francë, ku Federata Europiane e Futbollit do të hedhe shortin finaleve të Europianit Francë 2016, ku Shqipëria bënë pjesë në vazon e katërt. Përfaqësuesja jonë do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm, pasi arriti e dyta në fazën e grupeve, ku la pas Danimarkën e Serbinë, teksa vetëm Portugalia korri një rezultat më pozitivë se të përzgjedhurit e Xhani De Biasit. Kuqezinjtë ndodhen në grupin e katërt së bashku me përfaqësuese të tjera si, Turqia, Irlanda, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Në vazon e parë, veç Francës organizatore do të jenë, Spanja, Gjermania, Angli, Prtugali e Belgjikë. Në vazon e dytë, do të jetë Italia, Zvicra, Rusia, Kroacia, Austria e Ukraina. Ndërsa në vazon e tretë janë Çekia, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria. Në çdo grup do të bëjnë pjesë katër skuadra, një nga çdo vazo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?