Euro 2016: Zvicra “kërkon” Shqipërinë, e quan qesharake përballjen e mundshme
Kur mbeten edhe pak muaj nga fillimi i finaleve të Kampionatit Europian, Francë 2016, apo edhe pak javë nga hedhja e shortit, skuadrat pjesëmarrëse kanë nisur të bëjnë llogaritë.0
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është kualifikuar për herë të parë në finalet e Europianit të Francës, ndërkohë që bashkë me 23 ekipet e tjera të kualifikuara, është tashmë në pritje të shortit që do të hidhet më 12 dhjetor.
Por duket se Shqipëria nuk po merret shumë seriozisht nga ekipet e tjera dhe konsiderohet si një nga skuadrat më të dobëta nga kundërshtarët e saj të mundshëm. Debati në lidhje me largimin e mundshëm te shqiptarëve dhe klaneve të tyre në skuadrën zvicerane i është bashkuar edhe Fabian Sharr.
Në pritje të shortit, ish-futbollisti i Bazel, i pyetur se më cilat skuadra do të donte të binte në grup, Sharr ka deklaruar se do të donte që Zvicra Gjermaninë, Çekinë dhe Shqipërinë. Përballjen me ekipin tonë ai nuk nguroi ta quante qesharake. Kështu, duke zgjedhur një ekip në çdo vazo, tek e fundit ai zgjedh Shqipërinë, pasi mendon se është më e dobëta e Europianit.
Ndërkohë të njëjtat ekipe ka preferuar edhe Mikael Lang, por ka a arsyetuar ndryshe dhe ka deklaruar se është interesante të luash ndaj shokëve te skuadrës te Bazel, siç janë tre shqiptare dhe dy çekë. Aktualisht ngjyrat e kombëtares zvicerane i mbrojnë 6 lojtare me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi.
Kuqezinjve u janë bashkuar 8 shqiptarë që kanë luajtur më parë me Zvicrën, si Shkëlzen Gashi, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Taulant Xhaka, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi.
KOHA JONË SONDAZH

