EURO 2024/ Angli-Slloveni, vijon një ndeshje e bukur. Anulohet goli nga Saka

Anglia përballet me Slloveninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Euro 2024. Barazimi i fundit ndaj Danimarkës, ka sjellë kritika të shumta për kombëtaren e “tre luanëve”, që do të kërkojë rikthimin te fitorja, për të siguruar matematikisht kalimin e grupit. Në krahun tjetër sllovenët, vijnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi dhe synojnë surprizën e madhe. Pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët.

Ndeshja minutë pas minute:

20-Aksion i rrjedhshëm dhe i bukur i Anglisë. Në fund Foden pason për Saka, që shënon me portën e boshatisur, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

17-Trippier ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Karnicnik.

16-Mundësi e mirë shënimi për Slloveninë, me Sporar që merr një top të bukur në zonë, por nuk shfrytëzon si duhet.

10-Foden shërben për Saka në zonën sllovene, por sulmuesi rrëshqet dhe nuk arrin dot topin.

6-Minutat e para flasin më shumë për Slloveninë, që luan në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

3-Provojnë të rrezikojnë sllovenët në startin e takimit, por Walker mbyll rrezikun e Stojanovic.

Nis sfida!

SHKARKO APP