“Euro 2024” futet në fazën e nxehtë, Italia gati dhe për penalltitë ndaj Zvicrës

Italia sfidon Zvicrën në një sfidë që vlen një vend në çerekfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024. Tashmë jemi në fazën e nxehtë të turneut, atë me eliminim direkt, sfidat mund të zgjasin edhe më shumë se 90 minuta, prandaj trajnerët bëjnë llogari të ndryshme.

Corriere della Sera bën një përmbledhje të lojtarëve të mundshëm që mund të godasin penalltitë për Italinë, në funksion të një epilogu të mundshëm këtë mbrëmje kundër Zvicrës.

Para ndeshjes kundër Spanjës, i pyetur se kush ishte zgjedhur për të goditur nga pika e bardhë, Spalletti përmendi gjashtë emra, nga të cilët megjithatë duhet të përjashtohet Dimarco i dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të zgjedhurit, nëse janë në fushë kur vjen puna janë: Scamacca, Retegui, Barella, Pellegrini dhe Jorginho, të cilëve duhet t’u shtohet Zaccagni dhe ndoshta Raspadori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?