”Euro 2024”, Rumania nuk pranon të luajë ndaj Kosovës: Nuk e njohim si shtet

Të dielën u hodh shorti për eleminatoret e Europianit 2024 që do mbahet pas dy vitesh në Gjermani. Goglat e shortit vunë përballë në të njëjtin grup Kosovën me Rumaninë, por kjo nuk është pritur aspak mirë në shtetin rumun.

Teodor Melescanu, ish-ministër i punëve të Jashtme thotë se Rumania nuk duhet të luajë kundër Kosovës, pasi sipas tij, nuk e njeh si shtet.

”Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Ajo që mund të bëhet tani është që Federata jonë e futbollit, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë. Duhet të gjejë një zgjidhje Federata Rumune e Futbollit. Nëse jo, më mirë të humbasim me shifrat 3-0 me Kosovën në tavolinë”.

SHKARKO APP