“Euro 2024” sjell sot duelin spektakolar Francë-Belgjikë, një provë dhe për Mbappe

Kampionati Europian vijon ditën e sotme me ndeshje shumë interesante. Franca sfidon Belgjikën në një duel ku nuk ka asnjë skuadër favorite.

Skuadra e Didie Deschamps është super favorite në fillim të “Euro 2024”,  por faza e grupeve tregoi luhatje dhe disa pasiguri në lojën e francezëve. Ndaj sot, dueli ndaj Belgjikës është një test i vërtetë për Mbappe me shokë.

Ylli i ri i Real Madrid, duhet të udhëheqë ekipin dhe të tregoje se janë ata ekipi për tu mundur, por dhe duhet të ketë kujdes pasi rrezikon skualifikimin për në çerekfinale në rast se merr karton.

De Bruyne, Doku, Tielemaons dhe Lukaku janë lojtarët për t’u ndjekur te Belgjika, edhe pse në grupe ekipi i Tedescos vuajti jo pak.

Formacionet e mundshme

Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Hernández; Kanté, Tchouaméni, Rabiot, Griezmann; Mbappé, Thuram

Të pezulluar: Asnjë

Humbet ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet: Dembélé, Mbappé, Rabiot

Belgjika: Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Teatri; Mangala, Onana, De Bruyne; Doku, Lukaku, Lukébakio

Të pezulluar: Asnjë

Humbet ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet: Faes, Mangala, Tielemans

SHKARKO APP