”EURO 2024”/ Sylvinho zbulon listën paraprake me 27 lojtarë, ja yjet që mbeten jashtë

Pritjes i erdhi fundi, dhe sot tranjeri i ekipit kuqezi Sylvinho ka bërë publike listën me 27 lojtarët e grumbulluar për në Gjermani në kuadër të ”EURO 2024”. Sylvio Mendes Campos Junior ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë me vete në Europianin ”Gjermani 2024” që zhvillohet nga 14 qershori-14 korrikun e këtij viti.

Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit. Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

SHKARKO APP