Euro U-17/ Duka: 19 maji një ditë historike për futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me emocion dhe krenari e pret fillimin e një kapitulli të ri për sportin shqiptar fillimin e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025.

“19 maji shënon një ditë historike për futbollin shqiptar! Për herë të parë në vendin tonë zhvillohet një Kampionat Europian”, shkruan Duka, duke theksuar rëndësinë e këtij organizimi prestigjioz për vendin tonë.

“Një mundësi unike për të rinjtë tanë që të tregojnë talentin, për tifozët që të përjetojnë emocione të mëdha dhe për gjithë Shqipërinë që të jetë në qendër të vëmendjes europiane.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i FSHF-së ka uruar mirëseardhjen për disa prej kombëtareve më të fuqishme të Europës që do të marrin pjesë në këtë turne:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mirë se vini Portugalia, Gjermania, Franca, Italia, Anglia, Belgjika dhe Çekia!”

Në fund, Duka thekson shpirtin festiv që do të shoqërojë këtë kompeticion të madh rinor: “Le të jetë ky Europian një festë e vërtetë në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë dhe Elbasan! 🇦🇱⚽️”

Euro U-17/ Duka: 19 maji një ditë historike për futbollin shqiptar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?