“Eurobasket 2017” femra, Shqipëria njeh rivalët
Italia, Mali i Zi dhe Britania e Madhe janë 3 skuadrat rivale të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit në basketboll për femra Basketbollistet shqiptare do ta nisin aventurën e tyre më 21 nëntor të këtij viti, teksa do të luajnë sfidën e parë ndaj Italisë Në turin e dytë avancojnë 9 ekipet që do të renditen të parat në grupet e tyre dhe 6 skuadrat e dyta më të mira Për t’u përcaktuar është edhe emri i trajnerit të ekipit kombëtar të femrave në basketboll, pasi prej vitesh ky pozicion ka qenë bosh Për FSHB-në do të nisë puna për “ngritjen” e këtij ekipi kombëtar, më së shumti me emra vajzash të reja dhe që premtojnë për të ardhmen Pas hedhjes së shortit është përcaktuar edhe kalendari i grupeve. Shqipëria do të luajë dy ndeshje në nëntorin e këtij viti (2015), respektivisht më datat 21 (ndaj Italisë jashtë) dhe 25 (ndaj Malit të Zi në Tiranë). Dy takimet e dyta do të luhen në shkurt të vitit 2016, respektivisht më datat 20 (ndaj Britanisë jashtë) dhe 24 (ndaj Italisë në Tiranë). Dy takimet e fundit do të zhvillohen në nëntorin e vitit të ardhshëm (2016), më datat 19 (ndaj Malit të Zi jashtë) dhe 23 (ndaj Britanisë në Tiranë).
KOHA JONË SONDAZH

