Euroliga, kualifikohet edhe Olimpiakosi, fitojnë Barcelona e Fehnerbaçe
Olimpiakosi, një nga ekipet më të mirë të kontinentit për shumë vjet, fitoi një vend në çerekfinalet e Euroligës, pas fitores në Pire ndaj Anadolu Efesit.
Grekët u ndodhën në dizavantazh në shumicën e kohës, duke realizuar përmbysjen në periodën e katërt dhe të fundit, pavarësisht nga mungesa e lojtarit kryesor, Vasilis Spanulis.
Rezultati përfundimtar ishte 86-75, me Oliver Lafajetin që shënoi 17 pikë, dhe Jorgos Princezisin, që realizoi 15.
Barcelona përsëri fitoi. Në Lituani nuk ishte e lehtë, por triumfoi 83-72, duke dominuar gjatë gjithë kohës. Në një lojë kolektive, pesë lojtarë shënuan me dy shifra.
Fenerbahçe e Stambollit po bëhet një pretendent serioz për titullin, nën drejtimin e trajnerit të shquar, Zheljko Obradoviç.
Arriti fitore edhe ndaj Malagës spanjolle, në ndeshjen e luajtur në Turqi.
Amerikani Endrju Gudelok ishte më i miri në suksesin 78-63, duke realizuar 22 pikë.
Në dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Alba fitoi në Berlin ndaj Crvena Zvezdës dhe Milano mundi në fushën e saj, Laboralin.
Të kualifikuar në çerekfinale, deri tani, janë Reali I Madridit e Barcelona, në Grupin E, si dhe Fenerbahçe, CSKA Moskë e Olimpiakos në Grupin F.
KOHA JONË SONDAZH

