Europa League/ Aston Villa shkatërron Bolognën, ja dy duelet gjysmëfinale
Aston Villa konfirmon statusin si një nga skuadrat më në formë në Europë, duke eliminuar bindshëm Bologna. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery dominoi edhe në ndeshjen e kthimit në Angli, të mbyllur që në pjesën e parë me tre gola nga Watkins, Buendía dhe Rogers. Në fund, Konsa vulosi pokerin për një sukses të pastër 4-0.
Surpriza më e madhe erdhi nga Braga, që përmbysi gjithçka ndaj Real Betis. Pas disavantazhit fillestar, portugezët reaguan fuqishëm duke shënuar katër herë dhe duke siguruar një kualifikim spektakolar.
Në Angli, Nottingham Forest kaloi minimalisht Porto, falë golit të hershëm të Gibbs-White, në një ndeshje të ndikuar edhe nga kartoni i kuq për miqtë.
Ndërkohë, Freiburg triumfoi në transfertë ndaj Celta Vigo, duke çuar Gjermaninë një hap më pranë një vendi shtesë në Champions League.
Gjysmëfinalet: Braga–Freiburg dhe Nottingham Forest–Aston Villa.
KOHA JONË SONDAZH

