Europa League/ Bologna barazim spektakolar me Celtic, Lyon dhe Aston Villa nuk ndalen

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të shtatë të Europa League, faza e parafundit e këtij edicioni, duke dhuruar emocione, gola dhe rezultate vendimtare për renditjen.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Celtic ndanë nga një pikë në një duel emocionues. Skuadra skoceze e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (0-2), pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja të japonezit Reo Hatate, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash. Në fraksionin e dytë, italianët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe reaguan fuqishëm, duke barazuar rezultatin me golat e Dallinga në minutën e 58-të dhe Roëe në të 72-ën.

Lyon vijon marshimin perfekt në këtë kompeticion. Francezët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Young Boys dhe, bashkë me Aston Villa, kryesojnë renditjen me pikë të plota. Anglezët nga ana e tyre siguruan një fitore minimale, por të çmuar, 0-1 në fushën e Fenerbahçes, falë golit të Jadon Sancho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emocione deri në sekondat e fundit pati në sfidën Porto–Plzen, e cila u mbyll 1-1, me portugezët që shmangën humbjen në fund. Feyenoord nuk gaboi përpara tifozëve të vet, duke mposhtur bindshëm 3-0 Sturm Graz. Freiburg fitoi minimalisht 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, një sukses që e vendos ekipin gjerman në pozita të favorshme për kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spektakël i vërtetë u pa në derbin nordik mes Brann dhe Midtjylland, ku ndeshja përfundoi 3-3. Norvegjezët arritën barazimin falë një penalltie në minutat shtesë. PAOK festoi një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi kundër Betis, ndërsa Crvena Zvezda mori tre pikë të arta në transfertë, duke triumfuar 0-1 ndaj Malmos.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎FT BFC Bologna 2-2 Celtic FT TRANN Brann 3-3 FC Midtjylland FT Fenerbahçe 0-1 Aston Villa FT Feyenoorc 3-0 Sturm Graz FT Freiburg 1-0 FT Maccabi Tel Aviv 社道 Malmö FF ほ 0-1 FK Crvena Zvezda FT Thessaloniki 2-0 Real Betis FT Viktoria Plzen 1-1 م: FC Porto FT Young Boys o 0-1 မြုန်မော်ရန် 决L Lyon‎"‎

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?