Europa League/ Derbi italian Milan-Roma dhe supersfida Liverpool-Atalanta

Europa League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e para çerekfinale ku spikat derbi italian mes Milanit dhe Romës. Dy skuadrat vijnë në një formë mjaft të mirë muajt e fundit.

Milani i Piolit ka marrë vendin e dytë në kampionat dhe po bën maksimumin për t’i shtyrë festën e titullit Interit, teksa Europa League mbetet objektivi i vetëm ende në lojë këtë sezon.

Kuqezinjtë shpresojnë shumë te portugezi Rafael Leao, që duket se ka rilindur javët e fundit dhe po merr për dore skuadrën në fushë, teksa edhe amerikani Pulisiç po kalon një formë të shkëlqyer dhe është shndërruar në garanci, në repartin e avancuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër De Rossi do të ketë në dispozicion artilerinë e rëndë për këtë takim, me Dybalën dhe Lukakun që pritet ta nisin nga fillimi dhe të provojnë të udhëheqin verdhekuqtë drejt gjysmëfinales së Europa Leagues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër përballje interesante është ajo e “Anfield Road”, ku Liverpooli do të presë Atalantën e Gasperinit, një skuadër modeste në letër, por e aftë të bëjë surpriza të mëdha në fushën e lojës.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎ROAD ΤΟ DUBLID 859 M 品 OFAUUU வயயம ه ROMA DUBLID FINAL2024 FINAL 2024 일 . Taugan BRACKET bwin‎"‎

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?