Europa League/ Hidhet shorti, Egnatia zbulon kundërshtarin e mundshëm në “play-off”

Shorti i hedhur mesditën e kësaj të hëne ka përcaktuar çiftet e fazës “play-off” të Europa League, ku në vazo ishte edhe kampionia e Shqipërisë, Egnatia.

Skuadra rrogozhinase është ende në garë në turin e tretë kualifikues, ku do të përballet me Shamrock Rovers. Nëse arrin të eliminojë irlandezët, Egnatia do të sfidojë norvegjezët e Lillestrøm në fazën “play-off”. Bëhet fjalë për një kundërshtar mjaft të fortë, që vjen si fitues në fuqi i Kupës së Norvegjisë.

Edhe në rast eliminimi nga Shamrock Rovers, aventura evropiane e Egnatias nuk do të përfundojë. Kampionët e Shqipërisë do të kalojnë në “play-off”-in e Conference League, ku do të kenë një tjetër mundësi për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës së një kompeticioni evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shortin e sotëm morën pjesë 24 skuadra, ndërsa vetëm 12 prej tyre do të sigurojnë një vend në fazën e ligës së Europa League për sezonin 2026-2027. Takimet e para të “play-off”-it do të zhvillohen më 20 gusht, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar për më 27 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezultatet e shortit:

Grupi 1 play-off

Trabzonspor vs Ferencvaros/Gornik Zabrze

KuPS Kuopio/U. Craiova vs Ararat Armenia/Celje

Sint-Truidense vs L. Red Imps/Omonia

H. Beer-Sheva/Crvena Zvezda vs Viktoria Plzen

Grupi 2 play-off

Shamrock Rovers/EGNATIA vs Lillestrom (Norvegji)

Jagiellonia/Rangers vs Larne/Iberia Tbilisi

Mjällby/S.Bratislava vs Pafos/Salzburg

Levski Sofia/Kairat Almaty vs PAOK/Anderlecht

Grupi 3 play-off

Lech Poznan/Klaksvík vs Thun/Víkingur R.

Hradec Králové/Besiktas vs GNK Dinamo/Kauno Zalgiris

Benfica/Hearts vs Aarhus/Sabah

OFI Crete vs M. Tel-Aviv/CSKA Sofia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?