
Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Europa League. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti regjistroi suksesin e tretë në këtë kompeticion dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, në vendin e pestë të renditjes.
Bardhezinjtë e nisën takimin me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh në minutën e 19-të. Ishte Teun Koopmeiners ai që dërgoi topin në rrjetë, pas një asistimi nga Randal Kolo Muani. Juventusi vijoi të dominonte dhe në minutën e 29-të dyfishoi shifrat. Kolo Muani fitoi topin, kombinoi me Woltemade dhe më pas realizoi me një goditje të saktë me të majtën.
Në pjesën e dytë, vendasit u përpoqën të riktheheshin në lojë, ndërsa në minutën e 74-t Smit humbi një mundësi të mirë për të ngushtuar diferencën. Goli i AZ Alkmaar erdhi vetëm dy minuta para fundit, kur Meerdink përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutat shtesë, vendasit festuan edhe barazimin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, Juventusi shpëtoi nga një fund dramatik dhe u largua nga Alkmaar me tri pikë të rëndësishme, ndërsa skuadra holandeze pësoi humbjen e tretë radhazi.
