Europa League nis me ”lum” golash, në një sfidë drejtësinë e vendosën arbitrat shqiptarë

Europa League nisi këtë të mërkurë, me dy ndeshjet e para. Holandezët e AZ Alkmaar triumfuan me rezultatin 3-2 ndaj Elfsborg, në një sfidë ku drejtësinë e vendosën arbitrat shqiptarë.

Në sfidën tjetër, norvegjezët e Bodo/Glimt bënë surprizën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 3-2 Porto-n. Për vendasit shkëlqeu në këtë takim ish-sulmuesi i Milanit, Jans Peter Hauge, me dopietë golash dhe një asist. Nuk do të ketë më fazë grupesh, por me formatin e ri, do të jenë 36 ekipe në formën e një kampionati. Të gjitha skuadrat do të luajnë nga tetë ndeshje secila, katër në shtëpi dhe katërt jashtë.

Tetë skuadra e renditura në fillim, do të kualifikohet për në fazën e 1/16-ve, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i nëntë deri te vendi i 24-t, do të duelojnë në një fazë “play off”, për të siguruar kalimin më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?