Europa League/ Roma merr fitoren e parë, Porto mund me lehtësi Nice

Në mbrëmjen e pestë të fazës së grupeve të Europa League, Roma siguroi fitoren e parë në shtëpi në këtë edicion, duke mposhtur 2-1 Midtjylland-in në “Olimpico”. Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin menjëherë në fillim me El Aynaoui, ndërsa në pjesën e dytë ishte Stephan El Shaarawy ai që dyfishoi avantazhin. Në minutat e fundit, Paulinho shkurtoi diferencën për danezët, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Tri pikë të arta për skuadrën e drejtuar nga Gasperini, e cila ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Midtjylland, që deri tani i kishte fituar të gjitha ndeshjet, mbetet në 12 pikë.

Shqetësimi i vetëm për Romën mbetet dëmtimi i Manu Koné, i cili u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së parë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy golat e holandezit Malen i dhanë Aston Villës së Unai Emery-t një fitore të merituar ndaj Young Boys në ndeshjen e zhvilluar në Angli. Skuadra zvicerane reagoi vetëm në minutat e fundit, por shumë vonë për të ndryshuar rrjedhën e sfidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmje e errët për Dinamo Zagrebin e Arbër Hoxhës, që u shkatërrua nga Lille me rezultatin e thellë 4-0. Francezët dominuan nga fillimi në fund, duke shënuar me Felix Correia, Ngalayel Mukau, Hamza Igamane dhe Benjamin Andre. Hoxha u aktivizua për 62 minuta, por nuk pati mundësi të lërë gjurmë, teksa e gjithë skuadra kroate u gjend në vështirësi të mëdha.

Fenerbahce zhgënjeu në Stamboll, duke u ndalur në barazim 1-1 ndaj Ferencvaros, sfidë e cila u mbyll me karton të kuq për sulmuesin John Duran në minutat e fundit. Ndërkohë, Celtic arriti një nga fitoret më të bujshme të mbrëmjes, duke triumfuar në Holandë ndaj Feyenoord me tre gola. Porto nuk hasi vështirësi ndaj Nice, të cilën e mposhti pastër 3-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?