Europa League/ Roma synon të mbrojë nderin e Italisë kundër Portos

Pas zhgënjimeve në Champions, me eliminimet e Milanit, Juventusit dhe Atalantës, është radha e Romës që kërkon të mbrojë nderin e Italisë në Europa League.

Verdhekuqtë sfidojnë Porton në Olimpico, pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë play-off. Skuadra e Ranierit do të kërkojë kualifikimin në 1/8, aty ku momentalisht është edhe Lazio.

Lajmi i mirë është rikthimi i disa emrave të rëndësishëm, nga Hummels te Angeliño, për të arritur te Dybala, që është rikuperuar pas lëndimit në ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera, Galatasaray-n e pret misioni i vështirë i përmbysjes së humbjes 4-1 në ndeshjen e parë me Az Aalkmar, ndërsa Fenerbahçe duhet të mbrojë avantazhin 3-0 në transfertën me Anderlecht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?