Europa League, sot zbulohen katër gjysmëfinalistet

Katër sfida për të mësuar 4 skuadrat e kualifikuara në fazën gjysmfinale. Europa League vjen mbrëmjen e sotme me sfidat e 4 skuadrave që do vazhdojnë aventurën e tyre në këtë kompeticion, me objektivin për ti shkuar deri fund.

Manchester United që është edhe favoritja kryesore për të fituar trofeun pret në Old Trafford, Anderlechtin. Barazimi 1-1 i regjistruar në Bruksel një javë më parë favorizon skuadrën e Jose  Mourinhos. Juan Mata dhe dy mbrojtësi Phil Jones dhe Chris Smalling do të jenë mungesat e sigurta të Djajve të Kuq në këtë duel.

United i ka përqëndruar të gjitha bateritë te ky kompeticion dhe kjo ishte një nga arsyet kryesore që trajneri portugez la në stol shumë futbollistë titullarë në supersfidën ndaj Chelsea-it në kampionat, mes tyre edhe gjigandin suedez, Zlatan Ibrahimoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër sfidë shumë e bukur për tu parë është ajo mes Schalke 04 dhe Ajaxit të Amsterdamit. Në Veltins Arena, Blutë Mbretërorë do të kërkojnë të përmbysin humbjen 2-0 të sfidës së parë edhe pse misioni përballë harkëtarëve nuk do të jetë aspak i lehtë për gjermanët. Si Schalke ashtu edhe skuadra holandeze e kanë fituar në nga një rast këtë kompeticion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër sfidë spektakolare është ajo që do të zhvillohet në Stamboll mes Beshiktashit dhe Olymique Lyon. Ajo fitore me përmbysje 2-1 në ndeshjen e parë favorizon skuadrën franceze edhe pse Besiktasi e ka potencialin për të përmbysur gjithçka.

Në Belgjikë Celta Vigo sfidon Genkun pas atij suksesi 3-2 në shtëpi, me shpresën për të ruajtur avantazhin dhe për tu kualifikuar në ruandin tjetër. Spanjollët janë favoritë për tu kualifkuar në gjysmëfinale edhe pse belgët kurrësesi nuk duhen nënvlerësuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?