Europa League/ Spektakël dhe lumë golash, kualifikohet Roma e Leverkusen

Në kompeticionin Europa League janë mësuar 7 skuadrat të cilat do të vijojnë rrugëtimin e tre në trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian.

Kështu kualifikim ka arritur Bayer Leverkusen, të cilët kanë mposhtur në transfertë Porton me rezultatin 1-3, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Bazeli që e kishte formalitet kalimin në raundin tjetër, ka mposhtur edhe në këtë ndeshje APOEL-in, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Roma ka arritur pritshmëritë ndaj belgëve të Gent, teksa ka barazuar 1-1 dhe ka kaluar në fazën tjetër, falë ndeshjes së fituar në takimin e parë që u zhvillua në Itali. Espanjoli pavarësisht fitores 3-2 ndaj Uolves, përsëri nuk ia doli të kalojë në raundin tjetër, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 4-0 për anglezët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Austriakët e LASK kanë arritur të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj AZ Alkmar dhe kalojnë në raundin tjetër. Ndërkohë ka shkuar në shtesë ndeshja mes Bashkshehirit dhe Sportingut të Lisbonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?