Luhet sonte finalja e Championsit, Manchester City-Inter. Bastet sportive janë pro anglezëve

Në stadiumin “Ataturk” në Stamboll sonte luhet finalja e madhe mes Manchester Cityt dhe Interit, e cila do të startojë në orën 21:00.

Bastet sportive i japin 1.5 fitores së anglezëve, kurse italianëve koifiçenti mbetet 6.5, ndërsa barazimi 4.33 për 90 minuta.

Interi do të luajë në finalen e Champions për herë të parë prej vitit 2010 kur fitoi tre trofetë madhorë. Në anën tjetër, pasi ka fituar kampionatin dhe Kupën, Manchester City do të synojë të realizojë “Tripletën”, diçka që në Angli e ka realizuar vetëm Manchester United në vitin 1999.

Nga ana tjetër, Interi beson dhe do të provojë gjithçka për të qenë surpriza e madhe. Dy muajt e fundit kanë qenë në limitet e perfektes për zikaltrit që kanë pësuar vetëm një humbje, atë ndaj Napolit.

Edhe Interi kërkon ta mbyllë me tre trofe këtë vit kalendarik, pas Superkupës së Italisë dhe Kupës, ndërsa fronin e Europës dëshiron ta rrëmbejë për herë të katërt në histori.

Manchester City do të luajë fort dhe stilin anglez, ku ka dalë deri tani me sukses. Ndërkohë Interi ka probleme. Megjithatë, Mkhitaryan pritet ta nisë nga stoli dhe në formacion do të jetë Brozovic, së bashku me Dzekon, i cili është më në avantazh se Lukaku.

SHKARKO APP