
Koronavirusi është kthyer në alarmante në shumë vende të Botës dhe futbolli ka kaluar krejtësisht në plan të dytë. Bundesliga, ashtu si shumë kampionate të tjerë është pezulluar, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi më i fundit. Nuk do të ketë futboll të paktën deri në 2 prill, ndërsa është caktuar edhe një takim në fund të muajit mars.
“Shëndeti i të gjithëve është prioriteti ynë kryesor, por duhet të kuptojmë që nëse nuk kemi përfitime nga sponsorët apo e drejta televizive financat do të bien ndjeshëm. Duhet të mendojmë edhe për ekonominë e punëtorëve. Një vendim duhet të merret patjetër mbi këtë situatë”, shprehet Seifert, presidenti i ligës gjermane të futbollit.