Everton merr pikë në derbin spektakolar ndaj Liverpoolit (VIDEO)

Everton bën një tjetër prezantim fantastik në Premier League, duke i marrë një barazim 2-2 Liverpoolit në super ndeshjen e javës së 5-të. Ekipi i Ancelottit u ndal për herë të parë këtë sezon, pas 4 fitoreve radhazi, por sërish mbeten në krye të renditjes.

“Të Kuqve” ju deshën vetëm 3 minuta për të zhbllokuar duelin. Pas një veprimi të shkëlqyer të Robertson në krahun e majtë, Mane është në vendin e duhur për të mposhtur portierin Pickford. Reagimi i Everton ishte mjaft i shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 20-të, teksa pas një goditje nga këndi të James Rodriguez, Michael Keane arrin të kërcejë mjaft mirë me kokë për të mposhtur Adrian.

Liverpooli u rikthye në avantazh në fraksionin e dytë. Në minutën e 72-të, Mohamed Salah shënon me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës Kujtojmë që ky është goli i 100 për të me fanellën e “Të Kuqve”. Gjithsesi sërish 8 minuta nga fundi, Evertoni rigjeti barazimin me bomberin Calvert-Leëin, i jcili shënoi një super gol me kokë.

Në fundin e kohës së rregull Richarlison mori karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Thiagos. Në minutat shtesë Liverpooli shënoi me Henderson, por arbitri e anuloi me VAR pasi Mane ishte në pozicion të parregullt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP