Everton refuzon 100 mln euro për Richarlison, ja kush fshihej pas saj

Everton ka refuzuar një ofertë kolosale prej 100 milionë eurosh për sulmuesin, Richarlison.

Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat britanike, që zbulojnë se pas kësaj oferte ndodhet Barcelona. Gjiganti katalanas po kërkon një lojtar të ri për repartin e avancuar pas dëmtimit të Luis Suarez dhe braziliani duket se ka qënë pjesë e dëshirave të tyre.

Por, pavarësisht ofertës faraonike, Everton e ka hedhur poshtë, duke kërkuar që të mbaj në ekip lojtarin më rezultativ në këtë sezon. Aktualisht 22-vjeçari ka shënuar 8 gola, ndërsa vetëm dy vite më parë mbërriti nga Watford për shifrën e 41 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të shihet nëse refuzimi i Evertonit do t’i japë fund ndjekjes së sulmuesit nga ana e Barcelonës, apo po kërkon që në dy ditët e fundit të merkatos së janarit, katalanasit të rrisin ofertën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?