Everton trondit kampionët e Chelsea

Evertoni e ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së pestë të Premierligës.

Hero i Evertonit ishte Steven Naismith, i cili shënoi tre gola.

Chelsea po vazhdon të zhgënjejë në Premierligë. Ekipi i Jose Mourinhos pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi sot u mposht edhe nga Everton, me rezultat 3:1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evertoni befasoi Chelsea, pasi shënoi dy gola të shpejtë, në minutën e 17-të dhe 22-të, nëpërmjet Steven Naismith.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 36-të, Nemanja Matiç me një goditje të fortë arrti ta zvogëloj avantazhin e vendasve në 2:1.

Në pjesën e dytë, kampioni aktual i Premierligë bërë çmos ta shënoj golin e barazimit, por nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.

Kurse, tetë minuta pa përfunduar takimi Steven Naismith shënoi për 3:1, duke kompletuar Het –Trik-un.

Pas pesë xhirove në Premierligë Chelsea pozicionohet në vendin e 15-të me vetëm 4 pikë të tubuara.

Sot luan edhe Manchester City, ndaj Cristale Palace, ku kërkon fitoren e 5-të radhazi.

Në ora 18:30, Manchester United përballet me Liverpool, në kryendeshjen e javës në Premier League. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?