FA Cup/ Chelsea “tërmet 7 ballë” ndaj Port Vale, kalon në gjysmëfinale

Chelsea siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e FA Cup, pas një fitoreje të thellë 7-0 në “Stamford Bridge”, në një ndeshje të dominuar plotësisht nga londinezët.

Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior e zgjidhi çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola. Serinë e golave e hapi Jorrel Hato që në minutën e 2-të, ndërsa João Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 25-të. Një autogol i Laurence-Gabriel vulosi rezultatin 3-0 në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Chelsea vijoi dominimin total duke realizuar edhe katër gola të tjerë. Tosin Adarabioyo shënoi të katërtin, ndërsa më pas rrjetën e gjetën edhe Andrey Santos dhe Estevão Ëillian, duke e çuar rezultatin në 6-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golin e fundit dhe të shtatin për londinezët e realizoi Alejandro Garnacho nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur një fitore spektakolare dhe pa histori për Chelsean.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?