Fabio Kapelo: Mesi, më i mirë se Ronaldo
Messi apo Ronaldo? Kush është futbollisti më i mirë në botë?
Kjo pyetje vërtitet rreth globit për të vendosur se cili nga këta dy futbollistë është më lart se tjetri. Argjentinasi ka fituar 4 herë radhazi Topin e Artë, portugezi dy herë radhazi dhe se bashku me atë të fituar me fanellën e Manchester United e con në 3 numrin e këtij trofeu individual të përvetësuar.
Pavarësisht se është një cmim individual me Messin superior ndaj Ronaldos, pikëpyetja mbi më të mirin në botë vijon.
I fundit që voton në këtë sondazh është një ish madridist, që për ironi të fatit vlerëson lojtarin e Barcelonës si më të mirin në botë.
Fabio Kapello që në drejtimin e Real Madrid ka fituar dy herë kampionatin në dy periudha të ndryshme thekson se të dy janë gjeni të futbollit, por Messi qëndron mbi Ronaldon:
"A do të fitojë Ronaldo më shumë Topa të Artë se Messi? Është një betejë interesante. Messi është më shumë gjeni se Ronaldo por ai ka hasur disa probleme në klubin e tij dhe kjo i ka kushtuar në këtë garë. Cristiano është solid dhe psikologjikisht shumë i fortë. Ai dëshiron të përmirësohet më shumë dhe për më tepër luan në një skuadër të mrekullueshme. Ekipi e ndihmon shumë atë dhe ai i shpërblen me paraqitjet në fushë. Është shumë e rëndësishme të fitosh respektin e shokëve të skuadrës".
Nga analiza e Ronaldos tek këshilla për drejtuesit e Barcelonës, që sipas Kapellos duhet të mbajnë fort në skuadër yllin e tyre:
"Barcelona nuk dueht ta shesë asnjëherë Messin. Si mund të shitet një si ai? E pashë në fundjavë të luajë dhe nuk mu duk shumë i lumtur në fushë. Krejt papritur u zgjua në fushë dhe bëri një paraqitje fantastike. Barcelona thjesht nuk mund të shesë një futbollist të tillë".
KOHA JONË SONDAZH

