Fabregas kritikë e ashpër Moratës pas kartonit të kuq: “Ndrysho profesion nëse nuk përballon provokimet”
Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka shprehur zemërimin e tij të thellë ndaj Alvaro Moratës pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi spanjoll në fund të ndeshjes së humbur 2-1 në shtëpi kundër Fiorentinës. Fabregas theksoi se “provokimi është pjesë e futbollit, kush nuk e përballon provokimin duhet të ndërrojë profesion”. Ai shtoi se pret më shumë nga një lojtar me përvojë si Morata, pasi “vija mes fitores dhe humbjes është shumë e hollë” dhe nuk pranon alibi.
Morata u ndëshkua me dy kartonë të verdhë pas një debati me Ranierin, pas një incidenti ku një prekje me dorë e Mandragorës në zonë nuk u konsiderua penallti nga arbitri dhe VAR. Kjo sjellje i kushtoi atij përjashtimin nga fusha dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të rikuperimit kundër Milanit të mërkurën në San Siro.
Fabregas kritikoi gjithashtu qëndrimin e ekipit, duke deklaruar: “Kemi gabuar qëndrimin. Duhet të kuptojmë se duhet të hyjmë me një energji tjetër, të dërgojmë menjëherë një mesazh dhe të tregojmë atë dëshirë për të sulmuar me shumë më tepër egërsi dhe të kemi qetësinë për të bërë lojën tonë.” Ai shprehu pakënaqësi me pjesën e parë dhe theksoi rëndësinë e rikuperimit për ndeshjet e ardhshme kundër Milanit dhe Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

