Fakiç, njihuni me Drejtorin e ri Sportiv të Skënderbeut!

Skënderbeu do të ketë një drejtor të ri sportiv. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshjen me boshnjakun Haris Fakic i cili do të mbulojë rolin e rëndësishëm në organikën e klubit korçar.

Fakiç, 33-vjeçar, ish- futbollist, vitet e fundit ka ushtruar profesionin e menaxherit të futbollistëve. Angazhimi i tij vjen në vazhdën e misionit të presidentit Ardian Takaj, që ka nisur ndërtimin e një klubi model.

Me krijimin e akademisë së të rinjve, ndërtimit të ekipit B, ekipit të femrave si dhe organizimin multifunksional të Skënderbeut, plotësimi i organikës administrative të klubit me rolin e rëndësishëm të Drejtorit Sportiv ishte kthyer në një domosdoshmëri për Skënderbeun, që falë ecurisë impresionuese në kompeticionet europiane këtë verë, krijoi fondin e nevojshëm financiar për të bërë një hap më tej në funksionimin e klubit për ta kthyer atë në një klub bashkëkohor sipas shembujve më të mirë të skuadrave europiane. Takaj demonstron kështu se projekti i tij për të ndërtuar një klub model po vihet në jetë me seriozitetin maksimal, si një kusht i domosdoshëm për të garantuar suksesin afatgjatë të Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?