Fakte që shqetësojnë, Barcelona dështoi të shënonte në mitikun “Camp Nou”

Barcelona ka treguar në vitet e fundit se është një skuadër e pathyeshme në shtëpinë e saj, duke i fituar thuajse të gjitha ndeshjet. Një ndër sfidat e pakta që ata arritën që të mos fitonin ishte “El Clasico” e së mërkurës.

Sidoqoftë kjo nuk ishte hera e parë, pasi katalanasit u ndalën pa gola edhe ndaj Slavias së Pragës në Champions Legue. Madrilënët arritën që të ndalnin serinë e 34 ndeshjeve të blaugranëve që arrinin të fitonin në La Liga në sfidat shtëpiake.  Në sezonin 2007/08, nën drejtimin e Frank Rijkaard, Barcelona nuk arriti që të shënonte në 5 raste dhe që atëherë nuk kanë pasur kurrë probleme në shtëpi.

Në sezonin 2010/11, ata kishin tre ndeshje pa shënuar në shtëpi, por nja prej tyre ishte në fundin e sezonit kur kishin siguruar titullin.Blaugranët nuk janë ndalur më shumë se dy ndeshje që atëherë. Në sezonin e kaluar, ata shënuan në të gjitha ndeshjet në shtëpi. Deri më tani këtë vit ka ndodhu në 5 raste duke mos shënuar edhe ndaj Athletic Bilbaos, Granada-s dhe Borussia Dortmund. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP