Fanella speciale për 125-vjetorin e Bayernit, bum kërkesash në faqen zyrtare

“Krijimi i origjinaleve që nga viti 1900-125 vjet FC Bayern”. Me këtë slogan, Bayern Munich po feston 125-vjetorin e tij, që përkon me datën 27 shkurt. Për këtë rast të veçantë, klubi ka prezantuar një fanellë speciale, e cila ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm te tifozët.

Dizajni i veçantë mban ngjyrën klasike të kuqe, por me elemente të arta, përfshirë stemën përkujtimore që riprodhon një pjesë të aktit të themelimit të klubit dhe një kurorë dafine bavareze.

Për më tepër, tifozët mund të zgjedhin të shtojnë një “badge special” në mëngë, që përmbledh të gjithë trofetë e fituar nga Bayern Munich në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fanella gjithashtu synon të kujtojë tri stadiumet ikonike të klubit: ‘Grünëalder Stadion’, ‘Olympiastadion’ dhe ‘Allianz Arena’. Në komunikimin zyrtar, Bayerni shkruan: “Një klub, një fanellë, një shtëpi – pëlhura nga e cila lindin legjendat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fanella speciale do të vishet për herë të parë në ndeshjen kundër Bochum më 8 mars, ndërsa ekipi i femrave do ta përdorë atë më 14 mars kundër Ëolfsburg.

Çmimi i fanellës në dyqanin online të klubit është 100 euro, por interesi i madh ka tejkaluar çdo pritshmëri. Bayerni konfirmoi se ka pasur miliona kërkesa brenda pak minutash, duke shkaktuar një bllokim të faqes zyrtare, e cila mbeti e paarritshme për disa orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?