Fantazi e Stojkoviç: Një dron me flamurin serb do të fluturojë mbi Elbasan

Pak më shumë se një javë nga sfida me Serbinë në “Elbasan Arena”, portieri veteran i përfaqësueses serbe, Vladimir Stojkoviç provokon kuqezinjtë me anë të një prononcimi për portalin “Alo”. Sipas 32-vjeçarit, shqiptarët nuk janë të aftë të fitojnë me futboll të pastër në fushën e blertë, ndaj përdorin mekanizma të ndryshëm duke shfrytëzuar krenarinë kombëtare për të marrë maksimumin e pikëve.

“Shqiptarët janë të vetëdijshëm se nuk dinë të na mundin në fushën e blertë. E pamë ndeshjen e tyre me Danimarkën, bënë gjithçka për të mos humbur dhe në njëfarë mënyre ia dolën. Luftuan fort duke shprehur ndjenjën e patriotizmit, por edhe ne duhet t’u përgjigjemi në të njëjtën mënyrë.”

Ai nuk ka dyshime se mbi Beograd, flamuri i Shqipërisë Etnike me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin e ngritën shqiptarët, por nis dhe fantazon ndryshe tani dhe flet për një tjetër komplot të shqiptarëve kundër përfaqësueses serbe. Fantazia e Stijkoviç nuk njeh kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqiptarët e kanë nisur luftën para se skuadrat të zbresin në fushë. Nisi me arrestimin e një serbi në kufi, sepse kishte me vete një dron për llogari të një organizate turistike në Shqipëri dhe vijoi me provokimet e Andi Lilës në Greqi, i cili e festoi golin ndaj Olympiakos duke festuar me simbolin e Shqipërisë së Madhe.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Stojkoviç, sfida e “Elbasan Arena” është shumë e rëndësishme për serbët, të cilët duhet të hakmerren për atë që ndodhi në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

“Do të bëjmë më të mirën për të marrë atë që humbëm në Beograd. Jam i sigurtë se në “Elbasan Arena” do të ndodhin gjëra të çuditshme, por ne duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi vetëm në atë që do të ndodhë në fushë. Do të ketë nga të gjitha, përplasje të forta, ndërprerje të lojës, shkelma etj, por ne jemi gati për gjithçka”.

Një mëndje paranojake si ajo e portierit të Maccabi Haifas, mund të shfrenojë kaq shumë fantazinë.

“Mos u çudisni nëse do të shihni një dron me flamurin serb e më pas të na akuzojnë se e kemi lëshuar ne. Ne dëshirojmë t’ua prishim planet, që të mos shkojnë në Europian, por të mos harrojmë se pas sfidës me Serbinë do të udhëtojnë drejt Armenisë. Atyre mund t’u mjaftojnë vetëm dy pikë, nëse Danimarka nuk e mposht Portugalinë,” – theksoi  ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?