Fat i zi, Neymar humbet ndeshjen kundër Bayern. Shkak dëmtimi i fundit
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar është në dyshim të madh për ndeshjen e klubit në Champions League përballë Bayern Munich pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së dielës kundër Lilles.
Testet e para të kryera nga braziliani kanë zbuluar një çarje të pjesshme të ligamenteve të kyçit të këmbës së tij të djathtë. Ai pritet të jetë jashtë fushës për 3-4 javë.
Dëmtimi i Neymar u duk edhe nga fotoja e cila u shkrep për herë të parë teksa braziliani ishte i shtrirë në fushën e lojës dhe u pa qartë se do ta kishte të vështirë të përmirësohej për të arritur të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër skuadrës gjermane.