Fati rinovon me Barcelonën, i vendosin klauzolë të frikshme
Barcelona ka rinovuar kontratën me talentin e saj Ansu Fati dhe ka rritur klauzolën nga 230 milion euro në 400 milion euro.
Kontrata e 17-vjeçarit skadonte pas dy vitesh dhe e reja besohet se do të përfundojë pas 5 vitesh.
Ai u bë lojtari më i ri në histori që luante një ndeshje zyrtare në La Liga në ndeshjen që Barça fitoi kundër Real Betis me rezultatin 5-2.
Në atë kohë ishte 16 vjeç dhe 298. Fati do të marrë numrin 22 që tashmë është i lirë pas largimit të Vidal tek Interi.
Fati u bë edhe lojtari më i ri që shënonte në Champions League, ku realizoi në takimin kundër Interit.