Fationa Borova, një police dhe gjyqtare shqiptare femër e FIFA-s
Pak ditë më parë, stemën e FIFA-s e mori arbitrja 24-vjeçare, Fationa Borova, e cila bëhet e para femër shqiptare që vesh uniformën e gjyqtares së futbollit. Pas shumë vitesh në një profesion të nisur në gjimnaz, vajza shkodrane futet në histori. Fationa Borova ka veçantinë se është e para vajzë shqiptare që nis këtë profesion. Rruga e saj është e ndryshme nga ajo e shumë gjyqtareve të tjera. Kjo sepse Fationa nuk ka qenë një futbolliste apo sportiste me karrierë të gjatë përpara arbitrimit.
Duke mos qenë tifoze, ajo i ndjek ndeshjet ndërkombëtare për të mësuar nga gjyqtarët. Të preferuar sot thotë se ka italianin Ricoli. Mirëpo Fationa Borova e ka arbitrimin e futbollit, profesion të dytë, pasi tetë orë në ditë ajo është oficere e policisë. Borova ditën e saj e nis herët kur merr detyrën si punonjëse e policisë.
Një angazhim i vështirë, megjithatë vajza shkodrane duket, gjithsesi, e kënaqur, dhe krejtësisht e përshtatur në rolin që sjell lodhje fizike dhe nervore. Ashtu si në sport, ajo shpreson të arrijë majat e suksesit edhe me uniformë, gjithnjë duke i shërbyer bashkëqytetarëve të saj shkodranë.
KOHA JONË SONDAZH

