Federata Angleze dënon Bentancur vetëm pse tha se “koreano-jugorët janë …”

Mesfushori i Tottenham, Rodrigo Bentancur është pezulluar me 7 ndeshje nga Federata Angleze. Shkak për këtë është bërë një shaka e uruguaianit në një emision televiziv, në muajin Qershor.

Bentancur me shaka tha se koreano-jugorët “janë të gjithë njësoj”, duke folur për shokun e tij të skuadrës, Son Heung-Min. Në lidhje me këtë, ndaj mesfushorit nisi një hetim dhe Federata Angleze, ka vendosur ta pezullojë me shtatë ndeshje.

Sipas FA, deklarata “është një shkelje e rëndë” pasi merret si fyerje ndaj kombësisë. Në lidhje me këtë, Son, sulmuesi nga Korea e Jugut te Tottenham, pranoi faljen e Bentancur, duke thënë se ata të dy janë si vëllezër dhe nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien e tyre.

Vetë uruguaiani kërkoi edhe një falje, duke e cilësuar shakanë e tij, si shumë të keqe.

SHKARKO APP