Federico Chiesa blihet nga Juventusi

Federico Chiesa është blerë nga Juventusi. 24-vjeçari u bashkua me bardhezinjtë në vitin 2020 në formën e huazimit, me të drejtë blerje, që do të bëhej detyrim në rast se arrihej objektivi për t’u kualifikuar në Champions League.

Kështu Juventusi blen përfundimisht kartonin e Chiesa për 40 milionë euro, ndërsa më parë paguan edhe 10 milionë euro për huazimin.

Italiani ka shënuar 18 gola në 61 paraqitje për Juventusin dhe aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

SHKARKO APP