Fenerbahce fiksohet me shqiptarët, pas Muriqit shënjestron yllin e Salzburg

GEPA-02111670133

Pas Vedat Muriqit, Fenerbahce fiksohet me futbollistët me origjinë shqiptare.

Mërgim Berisha ka përfunduar në orbitën e gjigantit turk, me mediat vendase që shkojnë edhe më tej, teksa pohojnë se ka edhe akord mes palëve.

Berisha ka lindur në Gjermani dhe mosha e tij e re, 21-vjeçare mund ta kthej atë në sulmuesin më të kompletuar në botë. Megjithatë, fjalën e fundit e ka Salzburgu, skuadra që transferoi qendërsulmuesin që më parë “djersiti” fanellat e LASK, Magdeburg dhe Altach.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 17 takimet e para të sezonit në Austri, Berisha ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Aktualisht, vlera e futbollistit që aktivizohet me kombëtaren gjermane U-21 është 1.8 milionë euro, shifër që mund të rritet nga dita në ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?