
Fenerbahçe ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin 3-2, në një përballje dramatike të zhvilluar të mërkurën mbrëma, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.
Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të, kur Trey Nyoni dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, pasi Mason Greenëood barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë, Liverpooli riktheu avantazhin në minutën e 69-të. Alexander Isak, vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues, shfrytëzoi asistimin e Cody Gakpos për të shënuar golin e dytë të anglezëve.
Por Fenerbahçe nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm. Archie Broën riktheu baraspeshën në minutën e 73-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Vedat Muriqi shënoi golin e përmbysjes, duke vulosur fitoren 3-2 për skuadrën turke.
Me këtë sukses, Fenerbahçe shkon në kuotën e pesë pikëve dhe renditet në vendin e 19-të të tabelës, ndërsa Liverpooli mbetet me nëntë pikë, në pozitën e pestë.
