Fenerbahce triumfon pastër ndaj Galatasaray në finalen e Superkupës së Turqisë
Finalja e Superkupës së Turqisë vuri përballë njëra-tjetrës dy rivalët e përjetshëm, Fenerbahçe dhe Galatasaray, në stadiumin “Atatürk Olimpiyat”, një ndeshje që gjithmonë prodhon emocione. Në fund, festa ishte për Fenerbahçen, e cila mori një sukses të pastër 2-0.
Skuadra verdheblu zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, kur blerja e re Matteo Guendouzi dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Fenerbahçe e menaxhoi me qetësi lojën dhe në fillimin e pjesës së dytë goditi sërish, këtë herë me Jayden Oosterëolde, i cili në minutën e 48-të dyfishoi shifrat dhe i dha një goditje të fortë derbit.
Gjatë gjithë ndeshjes, Fenerbahçe e mbajti kontrollin e lojës, duke mos i lënë shumë hapësira Galatasarayt për të reaguar.

KOHA JONË SONDAZH

