Fenomeni i kundërpërgjigjet Capellos
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Ronaldo “Fenomeni”, ka kritikuar ish-trajnerin e tij Fabio Capello pas marrjes së kritikave të ashpra nga italiani.
Capello para pak ditësh deklaroi se Reali pati sukses sapo “Fenomeni” u largua. Me të njëjtin argument ka reaguar edhe ish-sulmuesi.
“Capello ishte trajner i mrekullueshëm në ditët e tij, në vitet 1990. Por te Real Madrid ai nuk kishte më asgjë dhe kishte humbur motivimin. Ishte aq dobët, saqë pasi u largua nga Reali, ai nuk pati më sukses me asnjë skuadër”, vazhdoi Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

