Ferguson transportohet për në spital, shfaqi probleme para sfidës së United

Legjenda e futbollit botëror, Sir Alex Ferguson, ka pësuar një problem të papritur shëndetësor, duke u transportuar në spital pak para sfidës mes Manchester United dhe Liverpool në Premier League.

Sipas raportimeve të Sky Sports, 84-vjeçari ndodhej në Old Trafford për të ndjekur nga afër ndeshjen, kur u ndje keq dhe u dërgua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.

Burimet bëjnë të ditur se Ferguson ishte i ndërgjegjshëm gjatë gjithë kohës dhe iu nënshtrua ekzaminimeve paraprake për arsye sigurie, ndërsa nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sir Alex Ferguson konsiderohet një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, pasi drejtoi Manchester United nga viti 1986 deri në 2013, duke fituar 13 tituj kampionë në Angli dhe 2 trofe të UEFA Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?