Fermin Lopez dhe Lucas, dy gola të shpejtë në Real-Barcelona (VIDEO)
Sporti E Diel, 21 Prill 2024 22:43

Reali dhe Barcelona ndryshojnë shifrat në harkun e pak minutave. Në minutën e 69-të, Yamal tenton nga distanca, ndalet nga portieri Lunin, por më pas Fermin Lopez është në vendin dhe në kohën e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 73-të, Lucas Vazquez shënon pas një krosimi nga krahu i majtë nga Vinicius Junior.