Ferran Torres drejt PSG-së, tensione në dhomat e zhveshjes së Barcelonës

Transferimi i Ferran Torres te PSG ka shkaktuar një situatë të papritur brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës. Sipas gazetarit Gerard Romero, disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës katalanase janë ndjerë të befasuar dhe të zhgënjyer nga heshtja e plotë e sulmuesit spanjoll në lidhje me të ardhmen e tij.
Torres, pavarësisht se ka ruajtur kontakte të shpeshta me shokët e skuadrës gjatë periudhës së fundit, nuk ua ka bërë të ditur atyre planet për largimin nga Barcelona. Ky qëndrim thuhet se ka lënduar veçanërisht disa prej futbollistëve me të cilët ai ka krijuar marrëdhënie të mira ndër vite.
Në planin sportiv, largimi i Torres do të jetë një humbje e rëndësishme për Barcelonën, ndërsa PSG ka bërë një investim të konsiderueshëm për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve parashikon një shumë fikse prej 50 milionë eurosh, ndërsa në kontratë janë përfshirë edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, të lidhura me paraqitjet dhe objektivat e lojtarit.
KOHA JONË SONDAZH

