Ferran Torres: Luis Enrique është si një baba futbolli për mua!

Ferran Torres është shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të Paris Saint-Germain në fillimin e këtij sezoni. Pas një vere të gjatë negociatash, sulmuesi spanjoll u largua nga Barcelona dhe u transferua te kampionët francezë për rreth 50 milionë euro.

Në Paris, Torres ka gjetur një rol shumë më të rëndësishëm, ndërsa trajneri Luis Enrique ka qenë një nga faktorët kryesorë pas transferimit të tij. Tekniku spanjoll kërkonte alternativa të reja në repartin ofensiv dhe deri tani zgjedhja duket se po jep rezultat.

Ferran ka realizuar 7 gola në 6 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u përshtatur menjëherë me skuadrën dhe duke u kthyer në një nga protagonistët kryesorë të PSG-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për emisionin El Hormiguero, sulmuesi foli për aventurën e re dhe marrëdhënien me Luis Enriquen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po shkon shumë mirë. Në fund, ne futbollistët varemi shumë nga ajo që ndodh në fushë dhe kur je në një moment të mirë, problemet zvogëlohen”, tha Torres, i cili me humor shtoi se gjatë shpërnguljes nga Barcelona “nuk mund ta merrte Pedrin me vete”.

Më pas, ai rezervoi elozhe të veçanta për trajnerin.

“Gjëja më e mirë tek ai është se është shumë natyral. Nëse duhet të të thotë diçka, qoftë pozitive apo negative, ta thotë. Ne futbollistët nuk jemi mësuar me këtë, sepse shpesh dëgjojmë vetëm komplimente.

Për mua është si një baba futbolli. Ai ishte i pari që më dha besim te kombëtarja kur luaja më pak. Është një trajner që do të arrijë të nxjerrë maksimumin nga potenciali im”, përfundoi sulmuesi i PSG-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 369 (9%)
Jo 3751 (91%)

Vota totale: 4120