Ferran Torres nuk paraqitet në stërvitje, gati kalimi te PSG

Ferran Torres nuk u paraqit këtë të mërkurë në qendrën stërvitore të Barcelonës, teksa transferimi i tij te Paris Saint-Germain është pranë konkretizimit.

Sulmuesi spanjoll mungoi në seancën stërvitore në Ciutat Esportiva Joan Gamper, pasi Barcelona dhe PSG po negociojnë detajet e fundit të marrëveshjes. Për këtë arsye, drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick kanë vendosur ta lirojnë Torresin nga detyrimet stërvitore.

Në të njëjtën kohë, në stërvitje u rikthyen Lamine Yamal, Dani Olmo, Pau Cubarsí dhe Pedri, të cilët iu nënshtruan edhe kontrolleve mjekësore pas përfundimit të pushimeve. Kështu, katër lojtarët nisën zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2026-27.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse transferimi te PSG përfundon me sukses, Ferran Torres do t’i japë fund aventurës së tij katërvjeçare e gjysmë me Barcelonën. Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi ka fituar tre tituj të La Ligës, një Kupë të Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?