Ferrari, Sebastian Vettel: Nuk pres asnjë favor, nga askush

Ferrari ka nisur të besojë më shumë pas rezultateve të 3 garave të para dhe shpresës për suksese të mëtejshme. Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen janë optimistë edhe mbi përplasjet e fundit te Mercedes. – “Hamilton e Rosberg janë dy pilotë profesionistë që mund ta menaxhojnë si duhet situatën mes tyre. Ne ndërkohë jemi përqendruar te rezultatet tona, edhe pse nga këto përplasje përfitojnë të gjithë, jo vetëm Ferrari. Gjithsesi unë nuk pres favore nga askush. Makina duket në formë dhe shpresoj për një rezultat sa më të mirë në Bahrein. Qoftë shi apo diell, me pistë të lagur apo të thatë, deri tani unë jam i kënaqur me ndjesinë që më ka dhënë makina. Është pozitive që ndodhemi direkt pas Mercedesit”. 

Ferrari ka rikthyer buzëqeshjen edhe te finlandezi i akullt me Kimi Raikkonen që deklaroi se aktualisht ndihet më i lumtur se kurrë te Ferrari. “Ka një atmosferë shumë të ngrohtë në skuadër. Të gjithë punojnë dhe janë të kënaqur me punën e tyre. Kjo tregon shumë”, ishin këto fjalët e Raikkonen, që ashtu si Vettel konfirmon se Ferrari është rikthyer fuqishëm, si në pistë, ashtu edhe jashtë saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?