Festimet për finalen e PSG, arrestohen 127 persona dhe plagosen 11

Festimet për kualifikimin e PSG në finalen e Champions League janë shoqëruar me incidente të shumta në Paris dhe zonat përreth, ku sipas autoriteteve franceze janë arrestuar 127 persona dhe kanë mbetur të plagosur 11 të tjerë, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se gjatë trazirave janë lënduar lehtë edhe 23 efektivë policie. Situata u tensionua menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Bayern Munich dhe PSG, që vulosi kualifikimin e kampionëve francezë në finalen e madhe.

Në të gjithë qytetin shpërthyen festime masive, me tifozë që dolën në rrugë duke valëvitur flamuj dhe ndezur tymuese. Megjithatë, atmosfera festive u shoqërua edhe me hedhje fishekzjarrësh, raketash dhe mjeteve piroteknike, duke sjellë përplasje me forcat e rendit në disa zona të kryeqytetit francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave franceze, policia kishte marrë masa të forta sigurie para ndeshjes, ndërsa ministri Nunez kishte kërkuar “vendosmëri maksimale” nga efektivët për të shmangur incidentet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, nuk munguan edhe polemikat politike. Zëvendëskryetari i bashkisë së Parisit, Emmanuel Grégoire, kishte vendosur organizimin e një “fan zone” në qendër të qytetit pa konsultim me Ministrinë e Brendshme, gjë që sipas raportimeve krijoi tensione mes autoriteteve lokale dhe qeverisë franceze.

WATCH: PSG Fans Set Paris Ablaze After Victory Over Bayern Munich in UEFA Champions League Semi-Final

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?